Nga ANILA JOLE

GREQI- Athina kërkon zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Tiranën për zhvarrimin dhe rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës greko-italiane 1940-1941″. Ministri grek i Mbrojtjes fajësoi qeverinë shqiptare për vonesa dhe pengesa në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, të cilën parlamenti ynë e ka ratifikuar në vitin 2010.

Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve të SYRIZA-s mbi zbatimin e Marrëveshjes greko-shqiptare për “kërkimin shkencor, zhvarrimin, identifikimin dhe rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës greko-italiane 1940-1941″, ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos deklaroi se “pala greke po bën të gjitha përpjekjet për të respektuar dhe vlerësuar heronjtë e rënë në luftë”.

Si pjesë të këtyre përpjekjeve, Panos Kamenos përmendi angazhimin që marrëveshja ndërqeveritare në fuqi të zbatohet. Ai pranoi se nuk ka përparime sa i përket punës për zhvarrosjen e ushtarëve të rënë në Shqipëri si dhe për ndërtimin e varrezave ushtarake”.

Ministri grek i Mbrojtjes deklaroi gjithashtu se “pavarësisht reagimit të menjëhershëm të palës greke, ka vonesa të konsiderueshme dhe pengesa nga qeveria shqiptare, të cilat kanë ngadalësuar procedurat, por ai premtoi se do të ngrejë çështjen në të gjitha kontaktet bilaterale mes dy ministrive të mbrojtjes”.

Më 23 mars 2010 Parlamenti shqiptar ratifikoi marrëveshjen me Greqinë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës 1940-1941. Marrëveshja parashikon ndërtimin e varrezave ushtarake në Shqipëri (Vularat dhe Këlcyrë).

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb