GREQI- Policia greke ka sekuestruar 133 kg drogë dhe ka vënë në pranga një shqiptar. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, është organizuar operacioni në aksin Athinë-Thivo, në vendin e quajtur Mandra, ku është ushtruar kontroll në automjetin e drejtuar nga një shqiptar 29 vjeç.

Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 80 pako me 90 kg e 49 gram marijuanë. Pas kësaj është ushtruar kontroll në banesën e tij në lagjen “Kato Patisia”, Athinë, ku u gjetën dhe sekuestruan 21 pako me 43 kg 4 gram marijuanë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: