Lojtarët e Klubit Athletic të Bilbao janë qethur zero për tu solidarizuar me shokun e tyre të skuadrës Yeray Alvarez, që prej disa muajsh po lufton me kancerin në testikuj.

Për shkak të sëmundjes futbollisti i është nënshtruar kimio terapisë dhe si pasojë ka humbur flokët e tij.

Shokët e skuadrës kanë vendosur ta presin në dhomat e zhveshjes me të njëjtën mënyrë, pa flokë në kokë. ‘Një gjest për të gjithë personat që luftojnë me këto sëmundje’, ka shpjeguar De Marcos.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: