Edhe pse situata politike në vend është mjaft e ngarkuar, Presidentja e Kosovës duket se arrin ta gjejë kohën për veten. Ditët e fundit ajo është fotografuar në një qendër fitnesi duke u ushtruar. Presidentja ditën e shfrytëzon kryesisht për punët e saj në detyrë, ndërsa kohën për fitnes zakonisht e ruan në orët e mbrëmjes.

Për këtë ajo ka edhe një trajnere personale me të cilën stërvitet gjatë gjithë kohës. Jahjaga është një shembull i mirë për të gjithë politikanët e tjerë, se, përveç angazhimeve në punë, edhe kujdesi ndaj vetes është një pjesë e rëndësishme. Kjo reflektohet më së miri edhe nga format që politikania ka.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb