Shqipëria po paraqitet mirë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Sportistët që përfaqësojnë kuqezinjtë po ia dalin të arrijnë suksese të rëndësishme, duke marrë edhe medalje.

Fati nuk ishte sot me atletin shqiptar, Franko Burraj. Burraj u rendit në vendin e katërt në finalen e 400 metrave (koha e tij, 46.16), teksa nuk  u fut në zonën e medaljes për vetëm 10 të qindat.

Gjithsesi, shkodrani ka me çfarë të krenohet. Ai theu rekordin e tij personal, teksa nga 46.48 që ishte, shkoi në kohën 46.16.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: