Atletico ka arritur të fitojë me përmbysje  ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër Monacos  me rezultatin 1-2. Të parët që shënuan ishte skuadra e  Monaco me Grandsir 18-të, por në të 30-të barazoi Costa , kurse fitoren Atleticos ja dhuroi Gimenez 46-të.

Pjesa e parë filloi shumë më mirë për vendasit të cilët arritën te goli i epërsisë në minutën e 18-të me anën e  Grandsir. Sulmet e pareshtura të spanjollëve bënë që të shënohet goli i barazimit në minutën e 32-të nga Diego Costa, kurse në minutën e 46-të  të pjesës së parë, Atletico përmbys rezultatin me golin e Gimenez.

Me këtë fitore Atletico merr kryesimin në Grupin A më tri pikë. Pas tyre është  Borussia Dortmund me tre pikë dhe  Club Brugge me Monaco me zero pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: