Juventus i bëri një mbyllje të shëmtuar fazës përgatitore teksa Atletico Madrid i shkaktoi një humbje të rëndë në Torino, një humbje me “poker” golash që vërtetoi edhe një herë se “Zonja e Vjetër” nuk është ende gati për startin e sezonit. Për ironi të fatit, njeri i ndeshjes ishte Alvaro Morta, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “tripletë”:

“Kjo humbje mund të na bëjë mirë. Jemi të lodhur, kemi punuar shumë në SHBA. Kemi një javë kohë për tu përgatitur për sezonin e ri, mbi të gjitha duhet të jemi gati psikologjikisht pasi në lojë janë tre pikët”, u shpreh Allegri.

Trajneri i Juves mbetet në pritje të një sulmuesi të ri. Sipas mediave italiane, Filip Kostic është shumë pranë transferimit në Torino. Mes ofertës së bardhezinjve dhe kërkesës së Frankfurt nuk ka një diferencë të madhe, afro 4 milionë euro, palët shumë shpejt pritet të gjejnë një akord final.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb