Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, beson se skuadra e tij e ka gjetur formulën e duhur për të bllokuar lojën e Barcelonës dhe Real Madridit. Los Rojiblancos në edicionin e kaluar u shpallën kampionë të La Ligas, ndërsa këtë sezon i eliminuan Los Blancos nga Kupa e Mbretit dhe fazën tjetër të kësaj gare (çerekfinale) do të ndeshen me Blaugranët. “Barcelona angazhohet në hapësira më të vogla, ndërsa Real Madridi angazhohet në më shumë hapësirë dhe në kundërsulme. Kur luan kundër Real Madridit dhe e shikon lojën nga anash, ndeshjet thuajse nuk mbarojnë kurrë. Është shumë vështirë të konkurrosh me Barcelonën dhe Madridin, por ne e kemi gjetur intensitetin e domosdoshëm, për t’ua komplikuar punët atyre”-ka thënë Simeone.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: