Është gjetur gjuha e përbashkët me Chelsea-s n dhe Atletico Madrid për kalimin e Diego Costa-s te skuadra madrilene. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i “La Liga-s” me një postim në rrjetet sociale ku njofton se me anglezët ka një akord në parim ku fillimisht sulmuesit do ti duhet të udhëtojë në Spanjë për vizitat mjekësore dhe më pas nëse çdo gjë shkon mirë atëherë do të bëhet edhe pagesa në bazë të marrëveshjes.

Lajmerimi i Atletico Madrid
diego costa
“Klubi Anglez i ka dhënë leje futbollistit të kombëtares spanjolle të udhëtojë në Madrid që në ditët e ardhshme të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të finalizojë kontratën me klubin tonë.

Atletico Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshjen në parim për transferimin e Diego Costa-s. Marrëveshja është në pritje të formalizimit të kontratës midis klubit tonë dhe sulmuesit spanjoll të kombëtares spanjolle. Klubi anglez ka autorizuar Diego Costa-n të udhëtojë në Madrid ditët e ardhshme për të kryer vizitat mjekësorë dhe të firmosë kontratën e tij me klubin tonë.”

Costa pasi prishi marrëdhëniet me Antonio Conte-n për shumë kohë ka qëndruar në vendlindje, në Brazil, ku edhe është stërvitur individualisht për të mos humbur formën. Mësohet së për shërbimet e tij Atletico Madrid ka rënë dakord të paguajë 60 mln euro.

I vetmi problem qëndron se Costa nuk do të mund të aktivizohet me madrilenët para aftit kalimtar të janarit pasi Atletico është dënuar të mos firmosë me lojtarë të rinj dëri në atë periudhë për shak të kontratave me lojtarë të mitur, arsyeja për të cilën e ka gjobitur FIFA dhe vendim i lënë në fuqi nga CAS.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb