Edhe pse pritshmëritë për Joao Felix kanë qenë më të larta kur ai u ble nga Benfica, ylli portugez duket se mbetet ende një “xhevahir”, të cilin Atletico Madrid e llogarit ende në planet e veta.

Kjo, pasi klubi madrilen ka refuzuar shumën e majme prej 135 milionë euro nga Manchester United për kartonin e tij.

Kur shefit ekzekutiv të “Los Colchoneros”, Miguel Angel Gil Marín, iu paraqit mbi tryeza oferta e “Djajve të Kuq”, nuk u mendua aspak por iu përgjigj me një “JO”, që do të thoshte shumë për lidhjen që portugezi ka me klubin.

Përgjigja e prerë ishte: “Joao Félix nuk është në shitje. As për atë shumë, që i kalon 127.2 milionët që klubi bardhekuq i pagoi Benfikës në verën e vitit 2019 për transferimin e tij”.

Joao Felix shkëlqeu në ndeshjen e parë të La Ligas, përballë Getafes, duke asistuar në të tre golat e “Los Colchoneros” të shënuar nga Morata (2) dhe Griezmann.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb