Atletico Madrid ka hedhur vështrimin nga Interi për të forcuar mbrojtjen. Sipas Sportitalia, Los Colchoneros synojnë anësorin e zikaltërve, Carlos Auguston.

Megjithatë, klubi italian e konsideron brazilianin të pashitshëm, pasi Carlos Augusto është në planet e trajnerit Cristian Chivu për sezonin e ardhshëm.

Interi nuk pranon as negociata dhe duket i prerë në këtë çshtje, duke i mbyllur kështu derën spanjollëve. Carlos Augusto u aktivizua në 29 ndeshje në kampionat në sezonin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb