Atletico Madrid ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës “Del Rey”. Madrilenët  u mposhtën në “Vincente Calderon” nga Las Palmas me rezultat 2-3, por ekipi i Simeones kishte fituar ndeshjen e parë në Las Plamas me rezultat 2-0. Golat në këtë përballje i shënuan: Griezmann dhe Correa, kurse për miqtë shënuan Livaja (2) dhe Garcia.

Vlen të përmendet se në këtë përballje debutoi edhe shqiptari, Keidi Bare që ndryshe quhet “pitbulli” nga lojtarët e Atleticos, ai luajti 13 minuta pasi zëvendësoi Correan në minutën e 79-të. Paraqitja e Bares ishte e një niveli shumë të mirë dhe vlerësua pozitivisht nga mediat sportive spanjolle.

bare_1484086479-8241293

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb