Atletico Madrid duket se do të riformatojë tërësisht sulmin duke u përpjekur të bashkojë dyshen Suarez-Cavani.

I pari tashmë ka firmosur me ”Los Colchoneros”, teksa Barcelona e la të lirë, kurse i dyti nuk po gjen hapësira tek PSG.

Pikërisht zyrtarët e Atletico janë takuar me përfaqësuesit e Cavanit për të negociuar, dhe mediat e huaja flasin se transferimi është shumë afër.

Të dy sulmuesit janë 33 vjeç, drejt mbylljes së karrierës, por Simeones i mjafton fakti që ata njihen mirë me njëri-tjetrin pasi kanë luajtur bashkë tek Uruguaji, kanë shkëlqyer në Europë, dhe janë bombera të kalibrit të lartë.

Morata iku tek Juventus, ndërkohë ende në ”Wanda Metropolitano” qëndron Diego Costa, 31 vjeç i cili nuk po e gjen veten pas rikthimit nga Londra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb