Atletico Madrid nuk di të ndalet në La Liga teksa së fundmi ka marrë dhe fitoren e 7-të radhazi.

Madrilenët mposhtën së fundmi me përmbysje Valencian me rezultatin 3-1. Fillimisht ishin miqtë që shënuan me Racic, por më pas Los Colchoneros u rikthyen me Joao Felix, Suarez dhe Correa.

Tashmë me një ndeshje më pak se rivalët, Atletico Madrid ndodhet në krye të La Liga-s me 47 pikë, 7 më shumë se Real Madrid dhe 10 më shumë se Barcelonë.

Të besuarit e Simeone-s kanë mundësinë të thellojnë distancën teksa momentalisht janë në krye të La Liga-s. Herën e fundit që Atletico Madrid ka fituar La Liga-n ka qenë në 2014, dhe pas 7 vitesh tashmë mund të triumfojë sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb