E ardhmja e Alvaro Moratës është gjithnjë e më larg Chelsea, më sulmuesin e cili nuk arriti të gjejë kurrë atë “feeling” me Sarrin. Morata kërkon me çdo kusht të largohet, që në këtë merkato janari, në një kohë kur dhe ofertat nuk mungojnë.

Nga Spanja vjen një tjetër hipoteze pasi në ndjekje të tij nuk është vetëm Sevilia por së fundmi në garë është futur edhe Atletico Madrid. Simeone është në kërkim të një sulmuesi pasi dëmtimit të Diego Costas, Morata për momentin është alternativa e parë. Për Milanin edhe ky objektiv po ndërlikohet gjithnjë e më shumë duke parë që interesimi për Moratën sa vjen e shtohet. Atletico do të ishte një mundësi shumë e mirë për spanjollin për të nisur edhe një herë gjithçka nga e para.

Në Londër është verifikuar një takim ndërmjet agjentit të lojtari dhe drejtorit sportiv të Atleticos, Andrea Berta, kaq ka mjaftuar që në Spanjë të flasin për një rikthim të Moratës në Madrid, këtë herë si rival i Realit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb