Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca ka gjasë të ndërrojë destinacion këtë verë. 23 vjeçari i Italisë preferohet shumë nga Milan dhe PSG, por këto 2 skuadra nuk do jenë të vetme në garë.

Sipas AS, edhe Atletico Madrid ka shprehur interesim për futbollistin. Tekniku Simeone është në kërkim të një lojtari të aftë të zgjidhë “hallet” e ofensivës dhe stili i lojës së Scamaccas ngjan shumë me atë që praktikon “El Cholo”.

Gianluca Scamacca 2 Scaled E1633367845773
Gianluca Scamacca 2 Scaled E1633367845773

Lojtari është gati për hapin e karrierës, pasi më parë ka luajtur vetëm në skuadra nën nivelin mestar si Zwolle, Ascoli dhe Genoa.

Emri i Scamaças nuk është i vetmi që përflitet te klubi nga Madridi. Së fundmi, thuhet se Witsel mund të veshë fanellën e këtij ekipi.

Ew
Ew

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb