Atletico Madrid e ka seriozisht për Edison Cavanin, jo vetëm e dëshiron në skuadër por e kërkon menjëherë, që në këtë merkato janarit. Trajneri Tuchel dhe drejtori Leonardo nuk dëshirojnë që të largojnë lojtarë në këtë sesion të merkatos, aq më tepër Cavanin, por Atletico nuk dorëzohet. Përfaqësues të klubit madrilen ndodhën në Paris ku po negociojnë për transferimin e sulmuesit uruguaian.

Cavani Tuchel
Cavani Tuchel

Sinjali i parë erdhi më 12 janar, ku Tuchel nuk e grumbulloi Cavanin për sfidën kundër Monaco, pavarësisht se është rikuperuar plotësisht, preferoi ta lë në shtëpi në pritje të zhvillimeve të reja. Përcaktues në këtë transferim pritet të jetë vetë dëshira e lojtarit i cili pas ardhjes në skuadër të Icardit ka humbur shumë nga roli i tij si titullar fiks. Cavani është në skadencë të kontratës dhe sigurisht që nuk bën pjesë as në të ardhmen e PSG, në këto kushte largimi i tij duket zgjidhja më e mirë për të gjithë palët. Colo Simeone e dëshiron me çdo kusht, Cavani shihet si zëvendësuesi ideal i Diego Costës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb