Atletico e Madrid ka mposhtur me shumë vështirësi në minutat e fundit 3 pikët e radhës në kampionat, kur iu fal këmbëve të Thomas në minutën e parë shtesë, për të mposhtur 0-1 Deportivo La Corunën në “Riazor”.

Madrilenët “e vegjël” janë 4 pikë larg Barcelonës, por numërojnë 3 më shumë sesa Reali që duhet të zhvillojë ndeshjen e tij ndaj Las Palmasit ditën e diel.

Ajo që bie në sy në La Liga është se 3 ekipet kryesuese nuk njohin ende humbje, ndërsa “Los Blancos”-it kanë humbur në dy 90-minutësha deri më tani, duke mbetur në vendin e fundit që të siguron kualifikimin në Champions edicionin e ardhshëm.

Në pritje të ndeshjes së darkës, mes Barcelonës dhe Sevillës, katalanasve po u shfaqen dy kundërshtarë “të rinj” në kampionatin e sivjetshëm të La Ligës.

Nga an tjetër Valencia po bën një kampionat të mrekullueshëm deri në këto momente duke patur parasyesh edhe se sezonin e kaluar rrezikonte të zbriste nga kategoria. Skuadra spanjolle e drejtuar nga Marcelino fitoi një tjetër takim sot në “La Liga” kundër Leganes me rezultatin 3-0.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb