Champions League mbetet një turne i paparashikueshëm, fitorja 1-0 e Atletico Madrid përballë kampionëve në fuqi ishte konfirmimi i pastër, një sukses që kënaq trajnerin Simeone: “Fituam një ndeshje të bukur , intensive dhe cilësore, fituam një ndeshje të madhe. Jam shumë i kënaqur me sforcon që bëri ekipi, e kuptuan se duhet të luajmë vetëm në këtë mënyrë. Jam i lumtur për tifozët për lojtarët, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë.

Colo
Colo

Ndeshja e kthimit? Ka kohë, tani është Reali në La Liga”, theksoi Diego Simeone. Pas një rrugëtimi fantastik në Premier League ku nuk njohin humbje, Liverpool kthehet më këmbë në tokë, gjithsesi një humbje të cilën Jurgen Klopp nuk e bën dramë:

Klopp
Klopp

“Ata mbrojnë shumë mirë, kanë zemër të jashtëzakonshme dhe e vendosin gjithnjë në fushë. Të presim ndeshjen e kthimit, ata janë të lumtur pasi fituan por të shohim se çfarë do të ndodh. Janë ende shumë ndeshje deri në ndeshjen e kthimit, jemi ende në garë, është gjithçka e hapur. Mendoj se Anfeild do të jetë faktor”, u shpreh trajneri i Liverpool në përfundim të ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb