De Laurentis kërkonte fillimisht vlerën e klauzolës së kontratës, e cila parashikonte që një klub duhej të paguante 50 mln euro për të marrë shërbimet e Elseid Hysajt. Më pas, sezoni në errësirë për shkodranin, me Karlo Ançelotin që e la në stol lojtarin kuqezi dhe presidenti napoletan ka ulur pretendimet e tij.

U fol se për 30 milionë euro Hysaj mund të largohej nga Napoli dhe zërat në merkato dukeshin jo pak të bujshëm, Juventus, Interi dhe Atletiko Madrid, të interesuar për shërbimet e kapitenit të Shqipërisë. Megjithatë, “AS” ka shfryrë pretendimet e De Laurentisit. Sipas gazetës spanjolle, Atletiko nuk jep më shumë se 15 milionë euro për mbrojtësin e djathtë, çka padyshim është shumë larg pritshmërive të Napolit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb