ITALI – Edhe notarja e njohur italiane Federica Pellegrini është fanse e Christiano Ronaldos. “Do të më pëlqente shumë ta njihja nga afër Cristiano Ronaldon dhe nuk ka asgjë të keqe. Unë e di që ai është i fejuar”- ka thënë atletja italiane për Tg.com. Ajo ka dëshirë që takimi me yllit portuges të bëhej në një restorant.

“Në qoftë se Cristiano Ronaldo më fton për darkë unë sigurisht që do të thoja “PO”. Federica është një tifoze e çmendur e Juventus. Ajo ka thënë se do t’i ndjekë nga afër ndeshjet e tij në stadium sepse ai është një lojtar i madh. Shpresojmë që partnerja e futbollistit juventin, Georgina Rodriguez të mos bëhet xheloze pas deklaratave të notares së njohur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb