Trupat ushtarake ruse janë larguar nga Khersoni, ndërkohë që qytetarët ukrainas janë në një gjendje feste të vërtetë.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qytetarët që këndojnë, kërcejnë dhe brohorasin të lumtur që edhe një zonë tjetër është tashmë nën zotërimin e tyre.

Në një nga videot e shpërndara në Twitter, duket se si ushtarë e banorë festojnë fitoren.

Trupat ukrainase u përshëndetën të premten nga banorë të lumtur në qendër të Khersonit pasi Rusia braktisi të vetmin kryeqytet rajonal që kishte pushtuar që kur filloi agresionin në shkurt.

Më herët, ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se kishte përfunduar tërheqjen e saj nga bregu perëndimor i lumit Dnipro, ku shtrihet Khersoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb