Paralelisht me terminalin e autobusave në Korçë edhe në Pazarin e Vjetër është një atmosferë e ndezur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se Pazari i Korçës është tejmbushur si asnjëherë më parë në këtë Festë të Birrës teksa organizimi është i tillë që të gjithë mund të marrin pjesë dhe të frekuentojnë koncertin i cili nis së shpejti.

Tek Pazari ka nga një stendë të Birrës Korça dhe Tirana të cilat kanë pritur vizitorët e parë.

Po ashtu mësohet se ka shumë turistë nga Tirana, Elbasani, Shkodra e qytete të tjera të Shqipërisë si dhe të huaj që kanë zgjedhur që sot të festojnë në Korçë me këngë dhe birra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb