Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, publikon pamje nga takimi në Laprakë, ndërsa thekson se atmosfera e mbështetësve të partisë së saj është elektrizuese.

Në video-mesazhin e saj në “Facebook”, Kryemadhi thekson se LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullësisë.

Mesazhi i Kryemadhit:

Elektrizuese atmosfera e mbështetësve të LSI në Laprakë. LSI është mbështetje për njerëzit e thjeshtë, me alternativë konkrete për çdo shtresë të popullësisë.
Uragani i njerëzve të thjeshtë që po kërkojnë ndryshim shtohet dita ditës dhe vota për nr. 6 e kthen 25 Prillin, në ditën e festës së madhe për ndryshimin që meritojnë të gjitha familjet shqiptare, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
?Laprakë
#VOTO6 ?
#VOTOLSI ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb