Atmosferë elektrizuese, ushqim i mirë, teknologji dhe hapësira rekreative, performance baleti dhe zonë e dedikuar për fëmijët. Në qendër të Tiranës në sheshin ‘Skënderbej’ po zhvillohet Spring Festival, i cili do të zgjasë deri më 15 maj.

Shumë artistë do të ngjiten në skenën e Spring Festival, ndërkohë që nisja e shfaqjeve u bë nga Dren Abazi, Kapelet, Brios Band dhe “Microfolie”.

Ditët e tjera të ‘Spring Festival’ në zemër të Tiranës, do të jenë po kaq magjike me interpretime të aktorëve te Teatrit të Shkupit, Mentor Haziri, Urban Band, Fanfara, e shumë të tjerë, që do të pushtojnë skenat e dedikuara.

Mbrëmja e 14 Majit do të jetë ajo, që do të presë Teatrin Kombëtar të Kosovës me “Zgjimin e Pranverës“, vetëm një nga ndalesat e bukura në Sheshin Skënderbej.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb