TIRANE– Të gjithë të apasionuarit e futbollit, por jo vetëm, gjatë ditëve të muajit qershor i janë bashkuar sheshit “Skënderbej” për të ndjekur ndeshjet e Botërorit 2018. Përmes një ekrani gjigant, sportdashësit mund të ndjekin skuadrat e zemrës në shoqërinë e miqve, muzikës dhe ushqimeve tradicinale.
Prej disa ditësh, ky shesh është kthyer në një hapësirë festive, ku qytetarët e shumtë të organizuar me familjet e tyre apo me shoqërinë, kalojnë disa momente fantastike.
Por jo vetëm kaq. Sheshi “Skënderbej”, ofron këto ditë edhe një hapësirë argëtimi ku të apasionuar pas sportit të futbollit, basketbollit apo volejbollit kanë mundësi edhe ta ushtrojnë atë. Për këtë qëllim në shesh janë vendosur disa fusha sportive, ku të apasionuarit zhvillojnë ndeshjet e tyre.
I tejmbushur këto ditë ka qenë edhe parkingu nëntokësor nën sheshin “Skënderbej”, si dhe lulishtet e shumta, ndërkohë edhe punonjësit e Policisë Bashkiake janë angazhuar për të shmangur çdo problematikë.
(BalkanWeb)