TIRANE – Sapo u mor vesh lajmi mbi shtazëninë e këngëtares Zaimina Vasjari filluar dhe aludimet për gjininë e bebes. Zaimina kur konfirmoi lajmet se ishte shtatzënë zbuloi edhe sa muajshe ishte, por i la të gjithë kuriozë nëse është në pritje të një vajze apo djali.
zaimina-vasjari
Deri ditën kur një mikeshë e saj i komentoi: “Ardhtë princesha plot jetë e shëndet”, duke bërë kështu të gjithë mediat të flisnin se Zaimina ishte në pritje të një vajzë. Por në të vërtet nuk është kështu.

Gjininë e bebit Zaimina e ka zbuluar sot vetë me një postim në Instastory ku tregon dhuratën që i ka bërë një mikeshë. Poshtë një tufe të bukur shihet një dhuratë për bebe dhe ngjitur janë janë një palë këpucka, të cilat nga ngjyrat duken për djem, çfarë do të thotë se këngëtarja është në pritje të një djali.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: