Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se nuk përjashton mundësinë e takimit me liderin rus Vladimir Putin gjatë samitit të G20 muajin e ardhshëm në Azi.

“Kjo mbetet për t’u parë,” u tha udhëheqësi amerikan gazetarëve kur u pyet nëse ai do të përdorte mbledhjen e G20 në Bali, Indonezi, si një mundësi për të biseduar drejtpërdrejt me Putinin.

Megjithatë, planet e udhëtimit për të dy liderat mbeten të pakonfirmuara dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se nëse Putin merr pjesë në samitin e G20, atëherë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjithashtu duhet të marrë pjesë, edhe nëse Ukraina nuk është anëtare e grupit.

Është e paqartë nëse Putin do të marrë pjesë në samit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: