KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar pak çaste më parë disa foto emocionuese në rrjetin e tij social në “Facebook”.

Shefi i qeverisë së Kosovës ka udhëtuar ditën e sotme me një grup personash drejt vendit të njohur si “Qafë Mullar”, aty ku 22 vite më parë u nda përjetësisht nga vëllai i tij, Luan Haradinaj. Ky i fundit ra heroikisht gjatë luftimeve në mbrojtje të Kosovës.

“Aty ku jam ndarë nga Luani më 6 maj 1997, në Qafë Mullar”, shkruan Haradinaj, teksa së bashku me grupin e miqve ka shpalosur flamurin e UÇK-së si shenjë nderimi për të rënët dhe dëshmorët e lirisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb