Tashmë po mësohemi me shifrat e padëgjuara më parë që skuadrat kineze po ofrojnë për të firmosur me lojtarët më të mirë në qarkullin në kampionatet europiane. Sipas asaj që shkraun “The Sun”, Shangai SIPG ka ofruar Borusias së Dortmundit 125 mln euro për ti bindur gjermanët që të lënë të lirë sulmuesin e tyre më të mirë, Pierre-Emerick Aubayang. Nëse një transferim i tillë do të realizohej, atëherë do thyej edhe rekordi që Manchester United vendosi në verë duke transferuar Pogba për 105 mln euro.
nintchdbpict000155487060-e1483025353165
Ndërkohë e çmendur mund të quhet edhe paga e lojtarit që do të mund të fitojë te Shangai SIPG, 675 mijë euro në javë, më sumë se ajo e Carlos Tevez që vetëm pak ditë më parë firmosi për Shangai Shenhua, 615 mijë euro në javë. Në kinë, tek e njëjta skuadër Aubameyang do të gjente edhe shumë emra të tjerë të njohur, Hulk, Oscar dhe ish-trajnerin e Chelsea Andre Villas-Boas.

Shangai SIPG kështu godet shpresat e një sërë klubesh më në zë të Europës që shpresonin të firmosnin me sulmuesin nga Gaboni, si Manchester United, City, Arsenal apo Real Madrid.

Aubameyang është një nga sulmuesit më të mirë vitet e fundit. 27-të vjeçari në 15-të takime këtë sezon në “Bundesligën” gjermane ka shënuar 16-të gola.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb