Pierre Emerick Aubameyang ka vendosur që të qëndrojë në Spanjë. Lajmi është dhënë nga Mundo Deportivo, që shkruan se sulmuesi nga Gaboni e ka ndarë mendjen për të mos u larguar nga La Liga.

Së fundmi interesim ka shfaqur Chelsea për lojtarin, por vetë këtij të fundit nuk i duket tërheqëse kalimi te Blutë e Londrës.

Sa i përket situatës te Barcelona, katalanasit dëshirojnë të largojnë njërin prej sulmuesve të tyre, për shkak të mbipopullimit në këtë repart. Aubameyang mund të sakrifikohet dhe sesi do shkojnë gjërat na mbetet të presim e të shohim.

Ht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: