Një aksident është regjistruar sot në rrugën e Malit Moravë në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në rrugën e Malit Moravë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet F. K., rreth 36 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe shtetasi Dh. G., rreth 32 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: