Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Divjakë, ku është plagosur një 62-vjeçar.

Policia njofton se një mjet “Audi” është përplasur me një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit të fundit L. M., 62 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë.

Pak orë pas aksidentit, njoftohemi nga spitali Lushnje se personi i dëmtuar, shtetasi L. M., ndërroi jetë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb