Pas audiencës së vecantë në Vatikan ku Presidenti Ilir Meta u prit nga Papa Francesku, kreu i shtetit, kishte rezervuar edhe dhuratë për Atin e Shenjtë.

Ikona e Shën Marisë, “Puthja e ëmbël”, e cila paraqet Shën Marinë dhe Fëmijën e saj, në pozicion të dashurisë së natyrshme ndërmjet Nënës dhe Fëmijës, ishte dhurata që kreu i shtetit kishte rezeveruar për Atin e Shenjtë. Ikona është pikturuar sipas traditës së vjetër të kishës. Metoda e përdorur është copë nape e ngjitur në dru dhe e përgatitur me stuko.

Teologjia e Ikonës: Ikona e Shën Marisë, ‘Puthja e ëmbël’, paraqet Shën Marinë dhe Fëmijën e saj, në pozicion të dashurisë së natyrshme ndërmjet Nënës dhe Fëmijës. Krishti mban në dorë një pergamen të mbështjellë, që është simboli i Ungjijve dhe me dorën tjetër përkedhël Nënën e Tij.

Gjithashtu një dhuratë ishte e rezeverzuar edhe nga Ati i Shenjtë për Presidentin e Republiks Ilir Meta.


Dhurata e Atit te Shenjte per Presidentin Meta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb