I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me audio-përgjimet e fundit të publikuara nga komunikimet e gardës gjatë ditës së 21 janarit të vitit 2011, teksa ka deklaruar se nga ajo çka shfaqet deri më tani nga regjistrimet nuk ka shkelje të ligjit për përdorimin e armëve nga Garda e Republikës.

Nga ana tjetër analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se këto regjistrime kanë dalë pikërisht tani si një sulm ndaj opozitës në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në vend.

Sipas tij vetë protesta e 21 janarit ka qenë me “regji” dhe e inskenuar nga opozita e kohës, e cila sipas tij kishte angazhuar një grup prej rreth 300 personash për të shkaktuar dhunë, ndërsa shtoi se me vrasjen e protestuesve u spostua vëmendja nga “ata që përdorën njerëzit si mish për top” të gjëra të tjera.

Beçi:

Radiot e telekomunikimit të gardës funksionojnë në një operacion që do duhet të jetë i regjistruar. Është një regjistrim rutinë dhe unë mendoj se nuk mund të jetë një përgjim. Është një komunikim që mund të jetë regjistruar. Sa i përket mënyrës së administrimit të transkriptit duhet t’i referohemi regjistrimit. Gjykata duhet të dëgjojë palët për mënyrën e marrjes së provës për verifikimin e provës dhe për ta futur në kronologjinë e një prove të shqyrtuar apo jo.

Nëse i referohemi në mënyrë formale komunikimeve të përcaktuara nga garda duhet të kuptojmë se nuk ka ndonjë shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit deri më tani, nëse do ketë komunikime të tjera do duhet të harmonizohen me fakte të tjera. Është një situatë shumë komplekse, nisur vetëm nga burimi i provës, duhet të dimë nëse do përcaktohet si anonime apo jo, pasi anonimet nuk mund të merren në konsideratë nga prokuroria dhe gjykata.

Lubonja:

Janë dy plane këtu, njëri është politik, pse dalin këto tani dhe unë mendoj se është e qartë pse dalin, jemi në fushatë elektorale përpara. Janë sulmet që bëhen ndaj opozitës, nuk kemi ndonjë provë të re që befas drejtësia e mori, kjo është thjesht një instrumentalizim për qëllime politike. Aty dëgjova një si parapërgatitje se po afrohen, dhe ajo çka dimë që ka ndodhur që përbën shkelje ligji apo jo është diçka që thuhet, nëse kalohet gardhi duhet shtënë me armë. Këtu duhet të shikojmë, në çdo vend normal edhe në SHBA u vranë nja 4 në Capitol Hill. Mbrojtja e një institucioni është detyrë shtetërore, pyetja është si është bërë kjo mbrojtje. Ajo që di unë është se është shtënë kur këta ishin jashtë. Unë e kam ndjekur vetë nga afër. Problemi për mua është kur është shtënë dhe a konkordojnë këto regjistrime, ku ishin ata, a justifikohet urdhri, etj. Me sa dimë nuk kanë qenë në perimetër në atë moment, më pas ka qenë një makinë që ka hyrë, në atë moment do ishte brenda ligjit për të shtënë. Pyetja është pse është qëlluar kur kishte mbaruar historia? Këtu duhet të hysh në aspektin psikologjik, në momentin kur ata kaluan tensionin kemi të bëjmë me një shkarkim tensioni apo diçka e tillë.

Unë mendoj që shqetësimin elektoral Rama e ka pasur gjithmonë, edhe në Shkodër shkoi e mori atë Çelën, punon gjithmonë maksimalisht. Rama pretendon se gjer tani nuk ka pasur drejtësinë e reformuar. Tani SPAK-u i reformuar do e nxjerrë deri në fund të vërtetën, kjo është narrativa. Për mua kemi një drejtësi të kapur që po përdoret, ne këtu nuk po bëjmë investigim të vërtetë. Kjo ngjarje për mua ka dy aktorë, ka qenë një regji i një situate pseudo-proteste me një regjistrim të Dritan Priftit dhe duke u manipuluar pak aty dhe pas kësaj u tha që populli është aq i revoltuar për 700 mijë euro. Ku ta gjeja të ishte një popull i tillë, por kjo ishte diçka e inskenuar nga opozita. Aty kishte vërtetë një protestë socialistësh, por në krye kishte një 300-she “petritësh” me shkopinj e leva që ishin protagonistët kryesorë. Këta e bënë. Drejtësia dhe gazetaria duhet t’i hetojë të dyja, ndodhi ajo që ndodhi dhe u harrua pjesa tjetër. Berisha në vend që të lejonte të digjej pak kati i parë politikisht dhe pastaj i ngelte gjithë pesha opozitës. Aty pati një goditje që u vranë këta dhe u spostua vëmendja nga ata që përgatitën atë sulm, që përdorën ata njerëz si mish për top.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: