TIRANE– Nënkryetari aktual i KQZ, Denar Biba ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas publikimit të audio përgjimit si dhe akuzave të opozitës se shantazhoi gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku me urdhër të qeverisë për çështjen e pronave të qytetarëve shqiptarë. Biba thotë se biseda nuk kishte lidhje me marrjen e një vendimi gjyqësor por me një vendim tashme te marre nga Gjykata e Strasburgut dhe se Basha me Bardhin nuk i njohin procedurat e Gjykates së Strasburgut.

Statusi i pltoë:
Jam personalisht dhe familjarisht i shqetesuar per kete pergojim masiv qe po i behet emrit tim. Edhe pse ne kete vend kemi pare e degjuar aq shume pergojime ne tere keto vite sa jemi mesuar me te keqen, kur te bie ne kurriz qenka vertete e rende.

Degjova z.Basha dje dhe z.Bardhi sot, te dy juriste ne profesion dhe jam realisht i habitur per menyren sesi e kuptojne ata ligjin dhe sesa pak i njohin procedurat e Gjykates se Strasburgut.
Te nderuar z.Basha e z.Bardhi, disa pyetje te thjeshta kam per ju, ne kuptim te rrethanave te faktit dhe elementeve te vepres penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” (neni 245/1 i KP):
Cfare premtimi apo sigurimi (ne kuptim te nenit 245/1 te KP) kishte ne dore te me jepte Ledi Bianku, qe une te merrja mundimin ta influencoja?
A e dini qe biseda nuk kishte lidhje me marrjen e nje vendimi gjyqesor por me nje vendim tashme te marre nga Gjykata; thjesht kerkohej shtyrja e afatit te ekzekutimit te tij?
A e dini qe Shteti shqiptar e kishte marre edhe me heret nje shtyrje prej 18 muajsh ne lidhje me ekzekutimin e detyrimit ndaj ish-pronareve dhe se “moratoriume” te ngjashme Shtetet pale te Konventes kane te drejte legjitime t’i kerkojne kur te duan e sa here te duan?

A e dini qe kjo tipologji kerkese s’ka te beje fare me vendimmarrjen tradicionale gjyqesore te GJEDNJ ne lidhje me ankimet ndaj Shteteve pale, por eshte nje kerkese e paster politike dhe produkt i nje vendimmarrje politike, ne varesi te situates politiko-ekonomike e sociale qe kalon Shteti perkates? Sepse “ndikimi i paligjshem” synon te perfitoje permes premtimit dicka qe perndryshe, ne respekt te fakteve, ligji e ndalon. Cfare paligjshmerie eshte te diskutosh, t’i marresh mendim, apo qofte edhe te perpiqesh te bindesh cilindo, qofte ky edhe nje gjyqtar i Gjykates se Strasburgut, per te siguruar nje shtyrje afati deri sa situata ne vend te rregullohet permes nje ligji te Shtetit tend? A mund te me tregoni nenin dhe ligjin qe kam shkelur?

Si ka mundesi qe nuk reagoi Gjykata e Strasburgut pasi u vu ne dijeni nga z.Bianku se ndaj tij ishte ushtruar nje ndikim i papershtatshem?
Cfare konkretisht ka ndodhur mes vitit 2014, kur une e kam bere ate bisede ne kafene me mikun tim Ledi Bianku e deri me sot?
Perse del sot ky pergjim i qepur si mos me keq dhe ku eshte e gjithe pjesa tjeter e bisedes krejt normale mes meje e mikut tim, ku une i flas per sakrificen time e jo te atij?
Ku doni te dilni me kete te nderuar kolege juriste, nderkohe qe e dini edhe vete se sa e turpshme eshte e gjitha kjo?
Natyrisht, s’pres pergjigje as nga zoti Basha e as nga zoti Bardhi, por kam te drejte si qytetar te pres qe mediat te hedhin drite mbi kete legen plot me llume te zi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: