TIRANË- Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba i përfshirë në një audio-përgjim me gjyqtarin e Strasburgut Ledi Bianku ka folur sërish. Biba i akuzuar për shantazh ndaj Biankut për çështjen e pronave bën një analizë të gjatë të çështjes ku përfshihet, ndërsa i kujton kreut të PD-së Lulzim Basha takimin me kryeministrin Edi Rama më 17-18 maj të vitit të kaluar.

“Z.Basha, përpara se të shprehej për takimin tim me z.Bianku, do të bënte mirë të kishte sjellë ndër mend orët e gjata të kaluara vetëm për vetëm me z.Rama në mesnatën e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithfarë llojshme që i mveshën kësaj bisede keqdashësit e tij politikë. Shumë herë më e parëndësishme ishte biseda ime me z.Bianku, nëse merr parasysh faktin se, si unë dhe ai, nuk kishim asnjë kapacitet vendimmarrës në lidhje me shtyrjen e kërkuar”, thotë Biba ndër të tjera.

Nuk dihet nëse pas kësaj deklarate Biba aludon për ndonjë audio përgjim tjetër apo e merr si shembull për mbrojtjen e tij ndaj asaj që quan “babalizim”.

Ai thotë se biseda të tilla ka pasur e do të ketë, gjithmonë dhe se duke i “babalizuar” ato, opozita nuk bën gjë tjeter veçse, me naivitet, i jep një dimension negativ, krejtësisht të panevojshëm, një instrumenti që më së shumti është në favor të saj.

STATUSI I DENAR BIBËS
“Qasjet” mes shtetareve dhe diletantizmi i politikes
Kur e lexova per here te pare shkrimin e portalit Exit.al ne lidhje me audio-pergjimin mes meje e gjyqtarit te Gjykates se Strasburgut, z.Ledi Bianku, fillimisht nuk me beri ndonje pershtypje kushedi dhe, tani mbrapa, me vjen mire per kete. Te degjuarit e zerit tend permes nje linku, ashtu, publikisht, nuk ishte ndjesi e kendshme, por kjo vetem nga kendveshtrimi i cenimit te privatesise, per me teper ne zemer te gjykates qe mbron te drejtat e njeriut. Transkriptimi i bisedes, nga ana tjeter, me la indiferent, pasi nga teksti i publikuar nuk arrije dot te kuptoje gje.

Por, ndersa minutat kalonin, telefonatat e miqve gazetare shtoheshin dhe me pas, lajmi se kryetari i opozites do te dilte ne konference per shtyp posacerisht per kete ceshtje e do ta etiketonte ate si “shantazh” te qeverise Rama ndaj Strasburgut(!) me dha shqetesim.

I mesuar me lojrat politike prej vitesh tashme, me duhet te verej se ishte nje shqetesim ndryshe. Ishte i perzjere me habi. A mos valle e kishin keqinformuar z.Basha? Une e kujtoja (ajme se jo sakte) biseden dhe isha i bindur se nuk kishte asgje ne te gjithe ate (se ne tekstin e publikuar jo e jo) qe te meritonte vemendjen e kujdoqofte, aq me pak te shnderrohej ne debat publik me akuza e kunderakuza. Jam i vetedijshem per etjen qe ka opozita per skandale qeveritare, por serish, nga pozita e atij qe dinte te verteten, nuk arrija dot ta vendosja tekstin e publikuar ne kornizen e nje skandali. Dje lexova nje shkrim nga Prec Zogaj te “Panorama”, dhe me erdhi mire qe edhe brenda kampit opozitar ka njerez qe e mendojne si une (http://www.panorama.com.al/analiza-klasifikimi-i-bombave-p…/).

Sidoqofte, per tjeter gje u ula te shkruaj.
Se pari, por jo nga rendesia, dua te verej per lexuesin “babalizimin qe iu be nje bisede mes dy miqsh, ndonese ne nje pjese te saj u fol edhe per interesa shteterore. Pergjimi e degradon nje bisede, i humb asaj sinqeritetin dhe e teatralizon. E zhben qellimin e vertete, duke qene se qellimi i njerit prej bashkebiseduesve nuk eshte me diskutimi, perballja e ideve apo zgjidhja e problemit te parashtruar, por ajo cfare do kuptohet nga degjues te trete me pas, kohe me pas. Edhe ne hipotezen se te dy bashkebiseduesit nuk jane ne dijeni te pergjimit, serish, fenomeni “babale” ka potencial te rrenoje nje instrument, i cili eshte shume i rendesishem, vecanerisht ne nivele te larta te shoqerise, aty ku diskutohen politika. Historikisht, marreveshje te medha, te cilat kane vendosur deri edhe fate te nje shoqerie e me gjere, e kane gjenezen e tyre te nje bisede mes vetem 2-3 individesh. Ne historine e viteve te fundit – per te sjelle vetem nje nga disa raste, ishte pikerisht nje bisede e tille mes liderit te pozites dhe atij te opozites qe mundesoi zhbllokimin e situates politike ne vend dhe i hapi rruge zhvillimit te zgjedhjeve ne 2017.

Biseda te tilla ka pasur e do te kete, gjithmone. Duke i “babalizuar” ato, opozita nuk ben gje tjeter vecse, me naivitet, i jep nje dimension negativ, krejtesisht te panevojshem, nje instrumenti qe me se shumti eshte ne favor te saj. Etiketime te tilla si “ndikim”, “shantazh” “sekser”, “korruptim” jane budallalleqe – nese behen nga naiviteti, ose djallezore – nese behen me vetedije. Z.Basha, perpara se te shprehej per takimin tim me z.Bianku, do te bente mire te kishte sjelle nder mend oret e gjata te kaluara vetem per vetem me z.Rama ne mesnaten e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithefare llojshme qe i mveshen kesaj bisede keqdashesit e tij politike. Shume here me e parendesishme ishte biseda ime me z.Bianku, nese merr parasysh faktin se, si une dhe ai, nuk kishim asnje kapacitet vendimmares ne lidhje me shtyrjen e kerkuar.

Sikunder sqaroi se fundmi edhe Gjykata e Strasburgut, ajo ishte nje procedure qe nuk mund te realizohej en block, por vetem rast pas rasti. Mire per mua nuk mendoi, por z.Basha kishte detyrim te mendonte per imazhin e gjyqtarit shqiptar ne Strasburg dhe te parashikonte sesi do dilte ky imazh pas publikimit te nje bisede krejt te parendesishme per politiken.

Se dyti, dua te ndalem edhe te perceptimi i kesaj bisede dhe koncepti i “papershtatshmerise”. Kjo fjale ne fakt nuk te thote asgje, eshte sa anemike aq edhe keqdrejtuese, duke qene se eshte subjektive ne thelbin e vet. Nje ceshtje qe diskutohet eshte ose e drejte, ose e padrejte, ne kuptim te standarteve morale dhe/ose ligjore, qe e minimizojne subjektivitetin (ne pamundesi per ta zhdukur). Po jap nje shembull per ta konkretizuar idene. Media e famshme amerikane CNN, ne nje editorial te dates 4 Shtator (https://edition.cnn.com/…/a-sense-of-inevitabil…/index.html…) shpreh shqetesimin se nje jurisprudence e tere shumevjecare e Gjykates Supreme mund te ndryshoje nese Republikanet, te cilet kontrollojne Senatin dhe menaxhojne procesin e vetingut te kandidateve, ia dalin te zgjedhin te preferuarin e tyre, z.Brett Kavanaugh si gjyqtar te 9-te.

Sipas CNN, Gjykata Supreme, qe per momentin ka mbetur me 8 anetare, prej te cileve 4 te zgjedhur nga Demokratet – liberale dhe 4 nga Republikanet – konservatore, “qendron ne buze te humneres, me shume te drejta (ato qe lidhen me abortin dhe diskriminimin pozitiv – per te dhene si shembull vetem dy) qe varen nga nje vote e vetme”. Vota dhe qasja qe do adoptohet ne lidhje me to nga gjyqtari Kanavaugh.

Sepse kur behet fjale per te drejta e liri kushtetuese, e drejta i largohet konvencialitetit dhe i qaset filozofise. Natyrshem, nje individ qe s’ka edukimin profesional perkates mund te cuditet sesi thjesht nje gjyqtar i ri mund te ndryshoje kursin qe gjykata me e larte e SHBA ka mbajtur per disa dekada, por per studiuesin e te drejtes kushtetuese kjo eshte lehtesisht e kuptueshme, ndonese jo lehtesisht e pranueshme. Keshtu edhe ne biseden me z.Bianku, une dhe ai ndame qasje te ndryshme ne lidhje me kufizimin e te drejtave individuale. Ne gjykimin tim, atehere dhe sot, shtyrja me disa muaj e detyrimit te Shtetit shqiptar per te paguar disa individe ish-pronare, ishte nje mase e nevojshme ne nje shoqeri demokratike dhe ne interes te publikut te gjere, nga taksat e te cilit do te vilej pagesa. Perkundrazi, ekzekutimi i menjehershem i detyrimit do i linte punonjesit e administrates publike dhe pensionistet pa paga e pensione. Kjo ishte dhe eshte qasja ime filozofike dhe motivimi im ne ate bisede. “Babalizimi” i tekstit dhe kontekstit me tej eshte nje histori naivesh qe ju tashme e dini. Shume zhurme per asgje, vertet, por qe ekspozoi nje diletantizem te frikshem nga nje pjese e politikes shqiptare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb