Shtëpia e Bardhë ka shkelur ligjin amerikan duke pezulluar një ndihmë ushtarake të destinuar për Ukrainën, vendosi një audit i pavarur i kontrollit qeveritar, duke prekur një çështje në qendër të procesit të tërheqjes së presidentit Donald Trump.

“Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) i ka mohuar fondet e detyrueshme të caktuara në Departamentin e Mbrojtjes (DOD) për ndihmat e sigurisë për Ukrainën”, thuhet në aktvendim.

Raporti u publikua në të njëjtën ditë me mbajtjen e betimit të senatorëve, në fillim të procesit për shkarkimin e presidentit amerikan në Kongres. Donald Trump do të përgjigjet për dy akuzat e ngritura kundër tij, abuzime me pushtetin dhe pengim i mbarëvajtjes së punës së Kongresit.

Ai është akuzuar se ka ushtruar presion për të bindur Ukrainën të hapë një hetim për Joe Biden, rivali potencial në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb