Kontrolli i Lartë i shtetit ka nisur  një audit në qytetin e Vlorës , në 3 institucione të rëndësishne si Kadastra, Spitali Rajonal, Spitali Psikiatrik ndërsa për Bashkinë auditi kishte nisur prej kohësh duke e çuar në 4 institucionet që po kontrollohen.

Kadastra e Vlorës ishte një institucion në të cilin KLSH nuk kishte kryer asnjë kontroll në 8 vitet e fundit. Të gjitha kontrollet që po kryhen në të gjitha institucionet po  kalojnë në lupën audituesve në mënyrë të detajuar nga   Kontrolli i  Lartë, ku çdo hap po ndiqet  nga kreu i këtij Institucioni, ArbenShehu, për të parë shkelje të mundshme.

Kadastra e Vlorës e cila ka qënë vazhdimisht në qëndër të vëmëndjes për problematika të ndryshme ka bër që në këtë  institucion të  verifikohen lëvizjet e ndryshme ,që nga regjistrimet ,legalizimet dhe deri te mungesa e mardhënies korrekte me qytetarët.Sipas burimeve nga grupi i punës ,auditimi në institucione po bëhet shumë i detajuar me qëllim që të evidentohen abuzimet dhe çdo shkelje e ligjit të kallzohet në prokurori e faktuar dhe arsyetuar pa asnjë tolerancë. Nga ana tjetër Kontrolli i Lartë i Shtetit, fton qytetarët që të denoncojnë çdo abuzim apo shkelje që lidhet me ta ose janë në djeni ndërsa rastet e sinjalizimit nga ana e qytetarëve janë rritur ndjeshëm, fakt i cilin tregon dhe rritjen e besimit të qytetarëve për KLSH.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb