Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se për në periudhë kohe do të duhet të shkëputet nga skena dhe performancat e saj.

Pas vizitës mjekësore që ka bërë këto ditë në Amerikë, mjekja e saj i ka sugjeruar që për të mos dëmtuar kordat zanoren, duhet të bëjë pak pushim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Statusi i Aurelës:

I drejtohem audiencës time besnike !

Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje.

Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach , ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal,por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.

Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qè mund të ketë pasoja më vonë.

Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.

KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % sic jeni mësuar të më shikoni.

KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK.( kjo as nuk mendohet të ndodhë)

Pêr pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.

Ju kërkoj shumë ndjesë. Me shpirt !

Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley ♥️

Mezi pres t’ju shoh në datat e reja të sapo vendosura nga stafi .

CHICAGO-20 NËNTOR

NEW JERSEY -2 DHJETOR

Mezi pres t’ju shoh.

Faleminderit për durimin

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: