TIRANE- Këngëtarja e famshme, Aurela Gaçe feston sot 41 vjetorin e lindjes dhe ndan me fansat dhuratën që bashkëshorti i saj Skerdi i kishte përgatitur për këtë ditë të kushtuar.

E njohur për humorin, Aurela tregon gjithë dialogun me të shoqin, e në fund kuptojmë që ai i ka dhuruar një bojë flokësh.

“Vjen Skerdi në shtëpi me dhuratën e ditëlindjes.
E zbukuruar mirë kutia ?.
E hap gjithë qejf, Kur ç’të shikoj?
Një bojë flokësh ngjyrë rozë??????. Kishe nja dy javë tha pa i ndryshuar ???. Kur je ti e lumtur tha, na bën edhe ne, qesh ti, qeshim edhe ne ?.
Edhe unë s’përtova hiç fare, direkt rozë
Kështu priten vitet, Me ngjyra e dritë ? ? ? ?”,- shkruan ajo në Facebook.

Aurela nuk ka nguruar të ndryshojë ngjyrën e flokëve dhe ne të BalkanWeb mendojmë që bashkëshorti i saj ka goditur në shenjë me këtë zgjedhje, si dhe i bashkohemi urimeve për ditën e saj të shënuar!

Ditëlindja e saj përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të kancerit kundër gjirit, ndërsa ngjyra rozë është simbol i kësaj dite.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: