Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka ndarë me publikun një moment delikat nga jeta e saj, që e kaloi vite më parë. Bëhet fjalë për një kohë të errët, kur ajo jetonte në SHBA, por që rrezikonte zërin e saj për shkak të një problemi me kordat.

Prej 16 vitesh Aurela ka qenë nën ndihmën e doktoreshës së huaj Gwen Korovin në New York. Artistja e falënderon dhe tregon mirënjohjen ndaj doktoreshës që arriti t’i shpëtonte zërin e saj. Për të falënderuar për përkushtimin, Gaçe postoi një foto në rrjetet sociale duke pozuar krahë Gwen.

“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale #vocalcords, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrollin e saj. Faleminderit doktoresha që më shpëtove zërin tim. Nuk mund të jetoj pa muzikën time dhe faleminderit që u kujdese kaq mirë për mua. Të kam takuar në periudhën më të vështirë dhe ja ku jam duke performuar akoma më fortë. Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falënderime, nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodway, prezantuese etj. Nuk arrita ti xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundësinë të jem nën kujdesin e saj!”, shkruan Aurela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb