Aurela Gaçe ishte e ftuara speciale këtë të diel në “Dola të Ola”, ku promovoi këngën e saj të re “Djali im i keq”, por edhe rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive.

E teksa në studio u shfaq një fotografi me të ndjerin Dr. Flori, të cilin së fundmi ajo dhe Stine e rikthyen me anë të zërit të tij në muzikë, Aurela tha se nuk e kishte vetëm bashkëpunëtor, por kanë qenë miq shumë të mirë.

Ajo tregoi se bashkëshortin e saj e ka njohur nga Dr. Flori, i cili ia sugjeroi për të qenë menaxheri i saj. “Ishte nevoja për të patur dikë për të më menaxhuar punët, ai më tha se njihte dikë që kishte ardhur nga jashtë që merrej me këtë gjë”, tregoi ajo.

Aurela zbuloi se pëlqimi për Skerdin ka qenë që në momentin e parë që e ka takuar, dhe vijoi më tej jo vetëm më një bashkëpunim të suksesshëm në punë, por edhe në jetë. Ata u dashuruan dhe kanë krijuar një familje të bukur, pasi janë bekuar edhe me dy vajza.

Artistja zbuloi se në pamje të parë duket ajo e ‘çmendur’, por tha se energjia e saj është vetëm në skenë ndërkohë që partnerit të saj i pëlqen shpejtësia, motorët apo sportet ekstreme, krejt ndryshe nga ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb