Aurela Gaçe është një artiste e rrallë e skenës, e cila ka spikatur jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe për energjinë që ka në skenë.
Ajo që ka spikatur tjetër në daljet e saj është pamja e saj, duke filluar nga flokët me të cilat vazhdimisht është shfaqur me ngjyra dhe prerje të ndryshme e duke vijuar me veshjet që gjithmonë zgjedh t’i vendosë diçka nga vetja dhe t’i stilojë sipas dëshirës.

Kjo e ka bërë edhe më të veçantë artisten, e cila thekson se çdo gjë ka qenë e natyrshme dhe nuk e ka bërë qëllimisht, madje asokohe as nuk e kuptonte rëndësinë e të mos qenë e zakonshme në veshje dhe stil.

Teksa shfaqeshin fotografitë e saj në studio, në një prej tyre ajo zbuloi se artisten e madhe Irma Libohovën e imitonte në çdo koncert apo estradë, pasi e ka adhuruar që në fëmijëri.
Ndërkohë gjatë programit mori edhe dy videomesazhe surprizë nga dy miqtë e saj. I pari ishte nga këngëtari Dashnor Diko, i cili ndër të tjera e uroi për këngën e saj të re ‘Djali im i keq’, ku artisti tha se kishte gjetur veten, por ai falë miqësisë së mirë ia kishte dalë.

Videomesazhi i dytë ishte nga mikja e zemrës së Aurelës, këngëtarja Eli Fara, e cila tha fjalët më të mira për të si njeri dhe mike, pasi sikurse edhe ajo theksoi për pjesën e artit e dimë të gjithë talentin e Aurelës.
Është bukur kur sheh miqësi si ajo e Aurela Gaçes dhe Eli Farës dhe të dyja e cilësuan veten me fat që kanë njëra-tjetrën në jetën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb