Përmes postimeve të fundit, ajo bëri të ditur se ka bashkëpunuar me “Versacen” për një set të ri, duke shfaqur kështu anën e saj sensuale në lëvizje provokuese që mund t’i emërtonim “50 hijet” e Aurela Hoxhës.

Në ato skena, modelja shfaqet e veshur me një bodysuit me ngjyrë të kuqe, që ia theksonte linjat trupore asaj.

“Momente nga prapaskenat e Versace. Mezi pres të ndajë gjithçka me ju njerëz,”-ka shoqëruar me këtë mbishkrim postimin e saj.

Ndërkohë, ç’po ndodh me jetën private të Aurelës, pasi nuk shihet më në Tiranë dhe është vendosur pranë të dashurit misterioz në Spanjë?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë një interviste të fundit, modelja e njohur ka treguar se ka zgjedhur të jetojë atje për shkak të punës, ndërsa rrëfeu detaje nga romanca e saj.

“Nuk jam vetëm dhe nuk dua të them që kjo është arsyeja që më mban në Spanjë sepse kudo që të jem do ishim bashkë. Për momentin jemi atje, sepse unë po punoj. Bëra këtë zgjedhje për shumë arsye. Doja të bëja diçka tjetër, në Shqipëri kam filluar punë shumë e vogël dhe i kam provuar pothuajse të gjitha,”- tha Aurela Hoxha.

Ajo gjithashtu foli edhe për planet për martesë, duke thënë se dëshiron të bëjë një dasmë të madhe tradicionale shqiptare. Megjithatë, shtoi se mënyrën e organizmit të dasmës do t’ia lërë në dorë partnerit të saj.

“Në 2020 kemi pasur shumë plane, por nuk u realizuan. Unë vdes për një dasmë të madhe shqiptare. Jam e çuditshme, sepse në të njëjtën kohë dua një dasmë private, në plazh. Kur të vijë momenti, le ta zgjedhë partneri, ta zgjedhë ai më mirë dhe do bie dakord sepse jam femër e bindur,”- shtoi modelja.

Gjithashtu, Aurela Hoxha zbuloi edhe dëshirën për t’u bërë nënë, pasi të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë./Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: