Aurela Hoxha dhe Vesel Kurtishaj janë fotografuar mbrëmë në një nga restorantet e kryeqytetit duke darkuar bashkë. Nuk dihet ende nëse mes tyre ka vetëm miqësi apo edhe diçka më shumë, pasi që të dy për momentin janë beqare.

Tv Klan raporton se në restorant fillimisht ka mbërritur Aurela e shoqëruar nga një mikesha e saj dhe më pas në tavolinë është bashkuar edhe Veseli, i cili aktualisht është i angazhuar në spektaklin e kërcimit “Dance with me” në Tv Klan.

Si Aurela ashtu dhe Veseli sapo kanë lënë pas krahëve historitë e tyre të dashurisë.

Aurela Hoxha njoftoi zyrtarisht ndarjen nga bashkëshorti, ndërsa Veseli u tha mediave se ishte ndarë nga e dashura e tij, Tea pas dy muajsh bashkëjetesë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: