TIRANE – Prej disa kohësh përflitet se marrëdhënia e miqësisë mes Aurela Hoxhës dhe Endrit Mërtirit nuk është është më e njëjta. Dyshja nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrin. Madje as në setin që Endrit Mërtiri realizoi për Dolce & Gabanna nuk ishte mikja e tij e zemrës, Aurela Hoxha.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Aurela Hoxha ka folur për herë të parë, për marrëdhënien e saj me fotografin. Ajo është shprehur se nuk është “divorcuar” me Endritin, pasi nuk ka divorc në familje. Aurela e ka konsideruar gjithmonë vëlla Endritin.

“Nuk mund të jem në çdo set të Dolce & Gabanna. Ka qenë një pjesë e bukur e karrierës kur unë jam zgjedhur për D&G dhe tani do doja që ta shijonin edhe modelet e tjera.
Unë nuk e kam braktisur Endrin, as Endri mua sepse mbi te gjitha jemi një familje. Thjesht jemi duke punuar të dy madje jam shum e lumtur që Endri ka punë edhe ai është për mua. Une jam në Spanjë duke punuar për një projekt që e dua dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të punojë sërish me Endrin e nuk do të jemi sërish bashkë. Ju keni vendosur që unë e Endriti jemi divorcuar nga familja përfundmisht por nuk ka divorc në familje!- është shprehur Aurela.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: