TIRANE

Kohë më parë, lajmi se Aurela Hoxha ishte në pritje të ëmbël bëri xhiron e mediave. Ajo nuk reagoi as për t’i pohuar e as për t’i mohuar zërat. Por të gjithë janë të bindur se nuk bëhej fjalë vetëm për thashetheme. Gjatë muajve të fundit, Aurela ka publikuar foto të vjetra dhe kjo gjithashtu i ka shtuar dyshimet. Në çdo postim të saj, ndjekësit i vinin në dukje se këto foto duhet të jenë të muajve të kaluar, sepse barku i saj dukej i sheshtë.

Mirëpo, sipas burimeve për Iconstyle.al, Aurela jo vetëm që ka qenë në pritje të ëmbël, por tashmë është bërë nënë. Sipas këtyre burimeve, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e parë, që është një djalë, që muajin e kaluar.

Për partnerin e Aurelës nuk dimë shumë. Ajo rrallë flet në intervista për të. Ndërsa në ditën e Shën Valentinit, blogerja ndau një postim me partnerin, duke zbuluar se kanë 6 vjet së bashku.

Në një intervistë për “Pushime On Top” verën e vitit të kaluar, ajo foli për planet për krijimin e familjes dhe u shpreh:

“Sigurisht që njerëzit i planifikojnë, i mendojnë të gjitha… Megjithatë, unë jam e idesë që disa gjëra janë të shkruara, i di Zoti. Mendoj që sidomos diçka si kjo, që sado ta planifikosh, një forcë më e madhe se ne e ka planifikuar momentin që do vijë në jetë. Kështu që, nuk e di! Është i mirëseardhur kurdo që të vijë. Nuk e shoh as të afërt, as të largët,” –ka thënë Aurela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: