Aurela Hoxha ka sjellë disa fotografi të reja në rrjetet sociale, ku shfaqet joshëse. Në fakt gjithçka ka nisur si një falënderim për mikeshën dhe make up artisten e saj, Suela Çangu, e cila e ka shndërruar në një biondë fatale bukuroshen, por të gjithë janë fokusuar te dekolteja seksi e modeles.

‘Showgirl’-i ka pozuar me një kostum, i cili vë në pah format e saja trupore. Në pjesën e poshtme ajo ka të veshura pantallona, ndërsa në pjesën e sipërme dekolteja është mjaft e hapur. E në fakt, thuajse në çdo foto, Aurela di se si të vijë bujare për ndjekësit e shumtë që ka.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: