TIRANE – Pas lajmeve shumë të diskutuara për divorcin e saj, Aurela Hoxha ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së publikut për disa kohë. Megjithatë, modelja e njohur ka rrëfyer për “Bluetooth” qëndrimin për këtë histori dhe gjithçka është thënë në shpinë të saj. “Jo. Nuk jam e inatosur me asnjeri”, është shprehur Aurela, e cila ka dashur të theksojë se, “Të gjithë njerëzit janë të lirë të bëjnë çfarë të duan”.

Në fakt, ndarja e modeles nga bashkëshorti i saj prej më shumë se një dekade nuk ka kaluar shumë paqësisht. Ndërsa u zbulua divorci, ish-bashkëshorti i saj ka hedhur publikisht akuzat për tradhti, duke cilësuar se kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes.

E pyetur nga gazeta në lidhje me këtë, modelja dhe moderatorja e “Shooping Queen” ka deklaruar se sipas saj, “çdo njeri është i lirë të bëj çfarë të dojë, nuk më shqetëson asgjë”. Sidoqoftë, ndarja duket se nuk është më problem për modelen, e cila ka zbuluar se aktualisht është fokusuar tek sezoni i ri i emisionit të saj. “Pres të filloj programin. Tani do të fillojnë audicionet dhe më vonë do të vendosim se kur nis transmetimi”, ka thënë ajo.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: